VETITË SHËRUESE TË BORONICAVE TË KUQE - Shëndetësia - Kosova Sot
VETITË SHËRUESE TË BORONICAVE TË KUQE

VETITË SHËRUESE TË BORONICAVE TË KUQE

Boronicat e kuqe kanë veti të shumta shëruese. Kjo për faktin se janë të pasura me vitamina të ndryshme, por janë të pasura edhe me mangam bakër dhe magnez. Shkencëtarët amerikanë kanë pohuar se pasi boronicat e kuqe janë të pasura me antioksidues të shumtë, ndikojnë në shëndetin e lëkurës, duke ndikuar edhe në ngadalësimin e plakjes. Po ashtu, boronicat posedojnë substanca që parandalojnë rritjen dhe zhvillimin e qelizave tumorale. Boronicat po ashtu ulin edhe rrezikun për t'u prekur nga sëmundjet kardiovaskulare. Këto kokrra të kuqe e të vogla, nxitin prodhimin e pllakëzave të gjakut duke parandaluar edhe sulmin në zemër. 

(Kosova Sot)

4 orë e 41 minuta më parë
21/06/18