SHKENCËTARËT ZBULOJNË TË DHËNA TË REJA PËR AUTIZMIN

  • 18 October 2017 - 09:14
SHKENCËTARËT ZBULOJNË TË DHËNA TË REJA PËR AUTIZMIN

Të dhënat e gjetura në gjenet e fëmijëve me autizëm zbulojnë regjistrimin e ri gjenetik që vihet në lidhje të fortë me autizmin, i cili do të duhej të shpjegojë karakteristikat e kësaj gjendje aspak të zakonshme. Rezultatet e publikuara në revistën "Cell", sugjerojnë që skanimi i gjenomeve të pacientit do të mund t'ju ndihmonte ekspertëve që më mirë t'i kuptojnë anormalitetet gjenetike që shfaqen në rast të autizmit. Në rast të përsëritjes, mjekët me ndihmën e të dhënave mund ta diagnostikojnë çrregullimin. Testet gjenetike të deritanishme kanë zbuluar çrregullimin në 10 deri 30 për qind të rasteve. Ekspertët kanë identifikuar ndryshimet gjenetike që kanë penguar funksionimin e gjeneve dhe kanë sjellë deri te prodhimi i proteinave, e ndryshimet gjenetike ishin aq të vogla, saqë ishte e vështirë të dallohen përmes testit. 

(Kosova Sot)