< Pjesët ku majmi zbulojnë problemet shëndetësore - Shëndetësia - Kosova Sot
Pjesėt ku majmi zbulojnė problemet shėndetėsore

Pjesėt ku majmi zbulojnė problemet shėndetėsore

Derisa shumica e njerëzve pikë të dobët e kanë barkun me yndyrë, femrat më shpesh kanë probleme me grumbullimin e dhjamit në kofshë. Këto yndyra nuk janë vetëm tregues i ngadalësimit të metabolizmit, por flasin edhe për shëndetin dhe shprehitë e njeriut. Ekspertët thonë se, hormonet e çekuilibruara, ushqimi i dëmshëm, stresi dhe helmet, diktojnë ku grumbullohen yndyrat.

DHJAMI NË STOMAK

Stomaku është hapësirë problematike nëse duket i majmur apo i fryrë, madje edhe pas humbjes në peshë nuk keni stomak të rrafshët, e te secila mbipeshë kjo dallohet së pari aty. Shkaktar i grumbullimit të yndyrave në stomak është stresi. Fajtori i dytë është çekuilibri i baktereve në zorrë. Zgjidhja: Lajmi i mirë është se për të hequr yndyrat nga stomaku nuk duhet të ushtroni së tepërmi, sepse ushtrimet e tepërta vetëm sa e nxitin prodhimin e kortizolit. Ushtrimet si shëtitjet, joga e sulmojnë dhjamin në stomak dhe e pakësojnë stresin.

MUSKUJT E FORTË TË KËMBËVE

 Nëse muskujt janë me gjerësi të njëjtë sikurse dhe kofshët, keni vështirësi me çizmet, shpesh vuani nga pagjumësia dhe këmbët i keni të rënda, problemin e keni me muskujt. Ënjtjet dhe pesha në muskuj janë pasojë e pushimit jo të mjaftueshëm, konsumimit të tepërt të kripës në ushqim. Zgjidhja: Për të pasur gjumë më të mirë dhe më të thellë, tri orë para se të shkoni në shtrat shmangni karbohidratet dhe sheqerin. Kafeina nga çaji dhe kafeja mund të shkaktojnë qëndrimin e ujit në muskuj. Edhe konsumimi i një sasisë së madhe të lëngjeve para gjumit nuk është ide e mirë.

DHJAMI NË SHPINË

 Yndyrën që grumbullohet në shpinë më shpesh e hasim te femrat. Po ashtu, njerëzit që janë të prirë që dhjami t'u grumbullohet në shpinë, mund ta vërejnë se dhjami mund t'u grumbullohet edhe në afërsinë e nënsqetullave. Një grumbullim i tillë i dhjamit dëshmon se trupi me vështirësi tretë karbohidratet. Zgjidhja: Reduktimi i karbohidrateve dhe zëvendësimi i bukës së bardhë me bukë nga kokrra e grurit ndihmon në pakësimin e këtyre yndyrave. Zgjedhje e mirë është kombinimi i jogurtit me drithëra. Ushtrimet e lehta dhe më pak intensive për shpinë, duke i përsëritur, nuk kanë efekt, por më të efektshme janë ushtrimet e shkurta me intensitet të lartë.

DHJAMI NË DUAR

Grumbulli i tillë në duart tregon se duart janë hapësirë problematike. Nëse vështirë mund ta pakësoni formën e duarve tuaja, e ato janë të parat ku e vëreni trashjen, me gjasë shkaktar janë helmet e grumbulluara. Zgjidhja: Në vend të shisheve të plastikës përdorni ato të qelqit. Zgjedhje e duhur për eliminimin e dhjamit nga duart janë ushtrimet e jogës që përfshijnë ushtrimet në hapësirat me ajër të lagësht.

 FAQET E FRYRA

Nëse keni fytyrë të rrumbullakët, shenjat e para të majmërisë shfaqen në fytyrë, e shkaktari është mbajtja e ujit. Shenjë e shpeshtë mund të jetë edhe konsumimi i tepërt i alkoolit. Alkooli dehidron lëkurën e kjo shkakton mbajtjen e ujit në fytyrë. Zgjidhja: Pakësoni konsumimin e pijeve alkoolike dhe nxitni qarkullimin e gjakut me lëvizje qarkore duke i bërë masazh fytyrës. Filloni nga hunda dhe bëni masazh në drejtim të veshëve.

(Kosova Sot)

15 orë e 15 minuta më parë