Ushqimet më të mira për të rritur pllakëzat e gjakut

  • 18 October 2017 - 22:27
Ushqimet më të mira për të rritur pllakëzat e gjakut
Image

 

KUNGULLI

Kungulli, përfshirë edhe farat e tij, posedon aminoacide esenciale që ndihmojnë në formimin e pllakëzave të gjakut. Konsumimi i rregullt i tyre përmirëson aftësinë për të absorbuar proteinat dhe vitaminat A, nutriente që luajnë rol kyç në prodhimin e këtyre qelizave të vogla.

Image

 

AGRUMET

 Agrumet, kur i konsumoni në mënyrë të moderuar, janë të hatashme për shëndetin e gjakut. Kjo për faktin se përmbajnë vitamina C, një nutrient esencial që rrit pllakëzat në sasi. Absorbimi i tyre e forcon sistemin imun. Konsumimi i tyre nxit prodhimin e antitrupave, redukton dëmtimin në këto qeliza.

Image

 

XHELI NGA ALOE VERA

 Për më shumë, xheli nga kjo bimë ndihmon në shumë raste në mjekësi. Shkaku i vitaminave dhe mineraleve, është i hatashëm për pastrimin dhe mbrojtjen e qelizave të gjakut. Nutrientet e saj parandalojnë efektet negative të helmeve, duke ndihmuar kështu në forcimin e qelizave.

Image

 

SPINAQI

 Spinaqi është pjesë e perimeve me gjethe të gjelbër me mijëra dobi për trupin. Në këtë rast, është i hatashëm pasi që përmban sasi të madhe me vitamina K dhe proteina. Luajnë rol parësor në formimin e pllakëzave të gjakut dhe parandalojnë gjakderdhjen. Lëngu i tij rrit formimin e këtyre mikro-qelizave.

Image

 

PAPAJA

Brendësia e papajës dhe gjethet e saj janë të përdorshme për ta kompletuar tretmanin e çrregullimeve që prekin funksionimin e këtyre qelizave. Lëngu ndihmon në rregullimin e nivelit të qelizave të gjakut, që ndihmon edhe në parandalimin e zhvillimit të sëmundjeve kronike.

Image

 

PANXHARI

Panxhari është përplot me antioksidues që ndihmojnë në parandalimin e reduktimit të pllakëzave që shkaktohet si pasojë e efektit negativ të radikaleve të lira. Përmbajtja me vitamina A, C dhe K, ndihmon në pastrimin e gjakut dhe redukton forcimin e mureve të arterieve. Nëse e konsumoni në formë të lëngut, forconi kështu sistemin mbrojtës dhe parandaloni problemet me qarkullimin e gjakut.

(Kosova Sot)