Uthulla e mollës i shkon për shtati fytit, por jo edhe smaltit të dhëmbëve

  • 18 October 2017 - 23:50
Uthulla e mollës i shkon për shtati fytit, por jo edhe smaltit të dhëmbëve

Uji i vakët me një lugë mjaltë dhe dy lugë me uthull molle në lukth të thatë, është melhem për dhimbjet në fyt. Mirëpo, nuk duhet tepruar me këtë eliksir, sepse kështu dëmtoni smaltin e dhëmbëve. Dhimbjet në fyt shpeshherë janë "fotografia" e shpejtë e vjeshtës. Nëse për çdo ditë fytin e shpëlani me ujë në të cilën keni hedhur një lugë uthull molle, ky problem mund të zgjidhet sa hap e mbyll sytë dhe jo vetëm këtë, uji i vakët me uthull molle dhe mjaltë është melhem edhe për shumë plagë, transmeton gazeta Kosova Sot. Ky melhem po ashtu ju sugjerohet nëse metabolizmin e keni të ngadaltë, nëse keni shtypje të lartë të gjakut apo keni qarkullim të dobët të gjakut. Uthulla e mollës është e pasur me kalium, prandaj u shkon për shtati edhe muskujve dhe nervave, pakëson dhimbjet e kokës derisa është e hatashme për punën e pandërprerë të zemrës. Por, kujdes, mos e teproni me këtë eliksir. Nëse e përdorni tepër mund të dëmtoni smaltin e dhëmbëve. Ekspertët sugjerojnë që këtë ilaç ta konsumoni me kashtë dhe menjëherë t'i pastroni dhëmbët.

(Kosova Sot)