< Si ta përgatisni shurupin kundër kollës? - Shëndetësia - Kosova Sot
Si ta pėrgatisni shurupin kundėr kollės?

Si ta pėrgatisni shurupin kundėr kollės?

Kolla zakonisht paralajmëron motin e ftohtë. Prandaj, para se ta kërkoni ilaçin te mjeku, mendoni se si vetes tuaj dhe fëmijëve t'u ndihmoni vetë. Nuk keni pse të shpenzoni shumë të holla në shurupe të ndryshme, kur mund ta përgatisni vetë me përbërësit që i keni në shtëpi, transmeton gazeta Kosova Sot. Me shurupet kundër kollës, që është i gjatë dhe i mërzitshëm, më së shumti telashe kanë fëmijët. Së fundmi është prezantuar një shurup natyral kundër kollës që mund të përdoret si te të rriturit, po ashtu edhe te fëmijët. Merrni nga një lugë në ditë të këtij shurupit vendor. Krejt çfarë ju nevojitet për të përgatitur këtë shurup janë: 1 ½ e lugës mjaltë, ½ e gotës vaj ulliri, 1 deri 5 limonë.

(Kosova Sot)

22 orë e 35 minuta më parë