Ja ndryshimet që ndodhin në trup nëse çdo mëngjes hani një lugë mjaltë

  • 19 October 2017 - 23:13
Ja ndryshimet që ndodhin në trup nëse çdo mëngjes hani një lugë mjaltë

Të gjithë kërkojmë një pilulë magjike për trupin tonë, të jetë e shijshme, e të sjellë shumë veti të dobishme për shëndetin. Mjalti është ushqimi i shëndetshëm, ja pse ta përdorni, transmeton gazeta Kosova Sot.

PASTRON LËKURËN

Mjalti është antioksidues i hatashëm, që do të thotë se konsumimi i tij e pastron lëkurën nga helmet e ndryshme. Pos kësaj, përbërësit antibakterialë përmirësojnë gjendjen e lëkurës.

HEQ KILOGRAMËT

Për humbjen e kilogramëve, zakonisht kërkohet të hiqet dorë nga ëmbëlsirat, por kjo nuk ka të bëjë me mjaltin. Kjo për faktin se sheqeri i pranishëm në mjaltë ka përbërje tjetër. Mjalti e përshpejton metabolizmin, që është kyçe për humbjen në peshë.

(Kosova Sot)