< Shëroni shumë sëmundje me këtë ushqim vjeshtor - Shëndetësia - Kosova Sot
Shėroni shumė sėmundje me kėtė ushqim vjeshtor

Shėroni shumė sėmundje me kėtė ushqim vjeshtor

Shkenca e ka dëshmuar se është një nga ushqimet më të shëndetshme vjeshtore. Bëhet fjalë për kungullin. Më shpesh sugjerohet ta konsumoni kungullin, por edhe farat e tij, pasi kanë shumë përbërës të dobishëm, transmeton gazeta Kosova Sot. Kungulli në mjekësinë popullore sugjerohet si diuretik, për hedhjen e ujit të tepërt nga organizmi, sidomos njerëzve që vuajnë nga reuma, gihti, apo inflamacioni i veshkave. Për personat me mbipeshë kungulli është ushqim kryesor dietal, por edhe për personat që vuajnë nga diabeti. Është i shkëlqyeshëm edhe për personat që vuajnë nga sëmundjet e lukthit dhe zorrës së hollë apo edhe që vuajnë nga jashtëqitjet me gjak. Farat e kungullit lehtësojnë dhimbjet e atyre që vuajnë nga prostata dhe duhet konsumuar për çdo ditë.

(Kosova Sot)

18 orë e 16 minuta më parë