Infeksionet urinare -ilaçet natyrale me sherbelë

  • 21 October 2017 - 09:44
Infeksionet urinare -ilaçet natyrale me sherbelë

Këto ilaçe për tretje më të mirë dhe për trakt të shëndetshëm urinar përgatiten nga sherbela. Sherbela është një nga bimët më të vjetra shëruese, e madje edhe sot njerëzit besojnë në vetitë e saj shëruese.

PËRGATISNI ÇAJ PËR TRETJE MË TË MIRË:

50 gramë (1/4 e gotës) sherbelë; 50 gramë (1/4 e gotës) nga gjethja e mëllagës së bardhë; 10 gramë kamomil; 10 gramë luleradhiqe. Përzieni të gjithë përbërësit në 500 ml ujë. E lini të qëndrojë për tri orë. Më pas e vloni. Le të zihet për 5 minuta në enën e mbuluar. Hiqni enën nga zjarri dhe pini 2 deri 3 gota çaj të ngrohtë, gjysmë ore para shujtave. Përgatiteni çajin për shërimin e infeksioneve të sistemit urinar: 50 gramë (1/4 e gotës) sherbelë; 50 gramë (1/4 e gotës) gjethe të blirit; 50 gramë (1/4 e gotës) boronica të kuqe; Përgatiteni këtë çaj si zakonisht. E pini për çdo ditë, gllënjkë për gllënjkë, duke bërë pauzë gjatë ditës. 

(Kosova Sot)