VETITË SHËRUESE TË KAMOMILIT

  • 21 October 2017 - 15:50
VETITË SHËRUESE TË KAMOMILIT

Jeni në kërkim të lehtësimit të problemeve të ndryshme shëndetësore pa pasur frikë nga kemikatet? Nëse po, atëherë mësoni vetitë shëruese që sjell kamomili.

NDIHMON NË TRETJE

Shumica e njerëzve përcaktohen për kamomilin pasi që në rast të tretjes jo të mirë zakonisht lehtëson situatën dhe përmirëson sistemin e tretjes. • Kjo bimë është e përdorshme për qetësimin e zorrëve, si dhe për të lehtë- suar dhimbjet e shkaktuara nga gastriti, fryrjet dhe të vjellat. • Efekti i kamomilit në mukozën e tretjes vjen nga fakti se relakson muskujt e zorrës dhe redukton inflamacionet në indet gastrointestinale. • Duke vepruar kështu, eliminon gazrat.

UL NIVELIN E KOLESTEROLIT TË DËMSHËM

Kamomili është shumë efektiv kur flitet për uljen e nivelit të lartë të kolesterolit të dëmshëm kur është më i lartë se normalja. Kjo ndodh falë aftësisë së kamomilit për të eliminuar yndyrën në gjak. Prandaj, secili që ka telashe me kolesterolin, ta konsumojë së paku një çaj kamomil në ditë. Po ashtu, personat e tillë duhet pasur kujdes dhe duhet ulur konsumimin e ushqimit me yndyrë.

THONI LAMTUMIRË PAGJUMËSISË DHE ANKTHEVE

Nëse jeni person nervoz apo zakonisht vuani nga episode të ankthit, përfshini kamomilin në rutinën tuaj të përditshme si tretman i hatashëm natyral. Duke e konsumuar në formë të çajit, gradualisht do të pakësoni simptomat që lidhen me stresin, ankthet dhe depresionin. Mund ta përdorni këtë ilaç për të hequr qafe nervozizmin dhe pagjumësinë.

LUFTON DHIMBJEN NGA SINDROMA PARAMENSTRUALE

Nëse ngërçet menstruale ju sulmojnë çdo muaj, mund ta përdorin kamomilin si ilaç dy në një. Kjo për faktin se, si bimë kundër inflamacioneve funksionon në mitër, po ashtu ka efekt kundër estrogjenit. Kjo ndihmon në rregullimin e hormoneve te femrat dhe ndihmon në rregullimin e ciklit menstrual.

RIGJALLËRON LËKURËN

Si bimë e thatë, kamomili është një mënyrë e hatashme për ta rigjallëruar strukturën e lëkurës, duke e bërë të butë. Duke aplikuar kamomilin në secilin krem të trupit, do të keni të njëjtin efekt dhe do të ndihmojë në eliminimin e parregullsive në lëkurën tuaj. Është mënyrë e mirë edhe për ta pastruar lëkurën, sepse heq qelizat e vdekura nga sipërfaqja e lëkurës.

NDIHMON TE PROBLEMET ME SHIKIMIN

Dhe në fund, kamomili është një bimë, e cila po ashtu posedon veti shëruese që ndihmojnë në lehtësimin e të kruarave. Kjo përfshin sytë e irrituar dhe të skuqur që zakonisht përcillen me alergji. 

(Kosova Sot)