ÇRREGULLIMET NË TRETJE QË SHKAKTOJNË MBIPESHËN

  • 21 October 2017 - 16:31
ÇRREGULLIMET NË TRETJE QË SHKAKTOJNË MBIPESHËN

A e keni ditur se kapsllëku është një nga çrregullimet tretëse që mund ta shkaktojë shtimin në peshë? Ja çrregullimet që shkaktojnë mbipesha


REFLUKSI GASTRO-EZOFAGEAL

Gastrorefluksi është çrregullim tretës që shkakton djegie në gjoks. Kjo vjen si pasojë e lëngjeve të tharta që kthehen në ezofag, pasi që valvulet që i mbajnë ato në stomak dobë- sohen.

Rekomandimet: • Kontrolloni simptomat e refleksit me çaje natyrale dhe me ilaçe të përgatitura në shtëpi që kanë pak kalori. • Shmangni të hani ushqime me yndyrë dhe irrituese, sepse nuk ndihmojnë në zgjidhjen e problemit, vetëm sa e përkeqësojnë atë.


 ULCERAT

Ulcerat zakonisht shfaqen në linjën e stomakut apo në zorrët e vogla. Ngjashëm me çrregullimet paraprake, mbipesha rezulton edhe ankthe. Shkaktojnë edhe inflamacione abdominale dhe shkaktojnë fryrje në stomak, në përgjithësi dobësohet pasi keni konsumuar ushqime të caktuara.

Rekomandimet: • Shmangni marrjen e ilaçeve kundër inflamacioneve, antibiotikë derisa trajtoni ulcerat. • Hiqni dorë nga ushqimet pikante, prodhimet e qumështit dhe ushqimet e tjera irrituese. • Pini më shumë ujë dhe lloje të ndryshme të çajit që ndihmojnë në tretjen.


KAPSLLËKU

Kapsllëku është një problem që ndërlidhet me tretjen dhe më së shumti ndikon në shtimin në peshë. Kjo për faktin, sepse akumulohen shumë mbetje në zorrë, që ndikojnë në funksionimin e metabolizmit dhe trupi e ka të vështirë t'i kthejë nutrientet në burim të energjisë.

Rekomandimet: • Shtoni konsumimin e fibrave dietale. Për ta bërë këtë, mos hezitoni të konsumoni perime të freskëta, pemë dhe drithëra. • Pini 6-8 gota ujë në ditë. • Ushtroni rregullisht, së paku 30 minuta në ditë.


 NDRYSHIMET NË FLORËN BAKTERIALE

Ndryshimet në florën bakteriale në zorrë janë një ndër faktorët më me ndikim kur bëhet fjalë për shtimin në peshë. Interferojnë me ritmin metabolik dhe, në të njëjtën kohë, e bëjnë të vështirë për t'i absorbuar nutrientet që vijnë nga ushqimet.

Rekomandimet: • Shmangni konsumimin e ushqimeve si, yndyrat, ushqimet e rafinuara, sheqernat. • Shtoni konsumimin e ushqimeve me probiotikë, si jogurti natyral apo lakër të fermentuar. • Pini 1.5 deri 2 litra ujë në ditë.


SINDROMA E ZORRËVE TË IRRITUARA

Sindroma e zorrëve të irrituara është gjendje gastrointestinale, falë praktikave të ushqimit jo të mirë, që viteve të kaluara është më e zakonshme në disa vitet e fundit. Shfaqja e kësaj gjendje përcillet me probleme të tjera, përfshirë inflamacione dhe ndryshime në florën bakteriale.

Rekomandimet: • Këshilloni mjekun nëse dyshoni se keni një nga këto simptoma. • Shtoni probiotikë në ushqim dhe ushqime me enzima tretëse. • Eliminoni ushqimet dhe pijet inflamatore sa më shumë. 

(Kosova Sot)