Qepa e re bën çudinë, tri sëmundje me lehtësi i mposhtë

  • 27 July 2015 - 20:22
Qepa e re bën çudinë, tri sëmundje me lehtësi i mposhtë

Mjekësia alternative qepën e konsideron me vlerë të lartë dhe ushqim të shëndetshëm që ndikon si brenda trupit po ashtu edhe jashtë tij. Pos se ndihmon te ftohjet dhe shtypja e gjakut, qepa e re posedon substanca kundër inflamacioneve dhe ndikon kundër kërpudhave, stresit dhe lodhjes.

Inflamacioni i fytit

Qërojeni qepën në pjesë, e mund t’i shtoni edhe xhenxhefil dhe kripë dhe së bashku i vendosni në një peshqir dhe i ngrohni. Masën e ngrohtë e vendosni në pjesën ku ndjeni dhimbje (fyt, gjoks apo shpinë).

Këmbët e ënjtura

Zieni qepën për disa minuta. E përzieni me blender (nëse ka nevojë shtojani pak ujë), derisa masa të shndërrohet në pastë. Me atë pastë lyeni këmbët e ënjtura. Jo recetë përdoret me qindra vjet dhe është shumë efektive.

Hunda e lëngshme

Qërojeni qepën dhe me lëngun e saj e lagni një shkop prej pambuku me të cilin zakonisht i pastroni veshët. Ashtu të lagur, shkopin e vendosni në vrimat e hundës dhe në hapësirat e sinuseve. 

(Kosova Sot)