Patëllxhani i kaltër e ruan zemrën

  • 23 October 2017 - 15:40
Patëllxhani i kaltër e ruan zemrën

Patëllxhani i kaltër është minierë për minerale dhe vitamina, prandaj për vetitë shëruese të tyre është folur që para 3 mijë viteve, transmeton gazeta Kosova Sot. Është i pasur me vitamina C dhe vitamina të kompleksit B, kalcium, kalium, hekur, fosfor... vëmendjen e tërheq me ngjyrën e vet , me lëvoren me shkëlqim dhe aromën. Kjo e bën të dëshirueshme për faktin se e mbron zemrën, qelizat nervore dhe eshtrat, normalizon shtypjen e gjakut, sulmon aneminë. Substancat me shije të hidhur në patëllxhan e përmirësojnë tretjen dhe zbutin ngërçet në lukth dhe zorrë, e shkaku se përmban pak kalori ju sugjerohet personave të që duan të humbin në peshë dhe atyre që vuajnë nga diabeti. Sasia e madhe me pektinë ndikon në uljen e nivelit të koleserolit. Po ashtu, përmban substancën saponinë, që ndikon kundër kancerit, inflamacioneve dhe kundër alergjive. Studimet e dëshmojnë se përmban edhe bioflavonoide që i mbrojnë qelizat nga dëmtimet dhe sëmundjet kancerogjene.

(Kosova Sot)