< USHQIMET QË JANË TË SHËNDETSHME PËR MËLÇINË - Shëndetësia - Kosova Sot
USHQIMET QĖ JANĖ TĖ SHĖNDETSHME PĖR MĖLĒINĖ

USHQIMET QĖ JANĖ TĖ SHĖNDETSHME PĖR MĖLĒINĖ

Mëlçia është një organ shumë i rëndësishëm. Është i ngarkuar, si pasojë e ushqimit dhe pijeve të dëmshme. Për të pasur një mëlçi të shëndetshme dhe gjak të pastër, konsumoni këto ushqime

HUDHRA

Hudhra është një nga ushqimet e shëndetshme, ndihmon në eliminimin e helmeve, përmban përbërës të shëndetshëm që i shkojnë për shtati mëlçisë. Po ashtu, hudhra është e pasur me aminoacid të quajtur argjirinë, që është esencial për relaksimin e enëve të gjakut dhe redukton presionin e bërë në mëlçi.

VAJI I ULLIRIT

Vaji i ullirit është një nga ushqimet që janë të shëndetshme për mëlçinë. Për aq kohë sa e konsumoni në mënyrë të moderuar, ofron bazën e yndyrave që ndihmojnë në absorbimin e helmeve të dëmshme në trup, duke lejuar funksionimin si duhet të trupit.

PERIMET ME GJETHE TË GJELBËR

Në përgjithësi, të gjitha perimet me gjethe të gjelbër janë të shkëlqyeshme për mëlçinë. Ky lloj i perimeve neutralizon metalet e rënda si dhe kemikatet e pesticidet që mund të jenë të pranishme në ushqim. Mos lejoni që të mos konsumoni spinaq dhe çikore. Shtojnë qarkullimin gjakut dhe eliminojnë mbetjet nga trupi.

ÇAJI I GJELBËR

Çaji i gjelbër është i pasur me shumë antioksidues, sidomos me katehinë, i cili është lloj i substancave organike nga familja e flavonoideve që ndihmojnë në mbrojtjen e trupit. Rigjallëroni trupin tuaj me këtë lloj të çajit. Për t'i shijuar vetitë e tij shëruese, ju nevojitet ta pini vetëm një gotë çaj të gjelbër brenda një dite.

GREJPFRUTI

Grejpfruti është fryt i pasur me vitamina C dhe me glutatione. Glutationet marrin pjesë në disa procese në trup si në rritjen e indeve të riparuar si dhe në prodhimin e substancave kimike dhe proteinave. Substancat nga grejpfruti po ashtu promovojnë forcimin e sistemit imun.

FRUTAT ME LËVOZHGË TË FORTË

Arrat, sikurse edhe hudhra, janë të pasura me argjninë. Po ashtu janë të pasura me glutatione, aminoacide omega 3, antioksidues dhe yndyra t ngopura. Glutationet dhe aminoacidet po ashtu ndihmojnë në mbajtjen e mëlçisë të pastër. Për më shumë, antioksiduesit dhe aminoacidet natyrale janë mbrojtësit e mëlçisë. 

(Kosova Sot)

9 orë e 26 minuta më parë