< Deri te linja vitale, pa vuajtur urie - Shëndetësia - Kosova Sot
Deri te linja vitale, pa vuajtur urie

Deri te linja vitale, pa vuajtur urie

Mollët përmirësojnë metabolizmin dhe shkrijnë shtresat dhjamore, e dieta me këtë pemë përplot me vitamina, ju ndihmon që në mënyrë natyrale dhe pa vuajtur urie, të hiqni qafe kilogramët shtesë. Përbëhet nga katër shujta në ditë të përgatitura nga ushqime të ndryshme me pak kalori, para të cilave është detyruese të hani nga një mollë. Në praktikë do të thotë se në meny duhet të përfshini djathë të ri, jogurt pa yndyrë, vezë, mish shpezësh apo gjeldeti, file pule, peshk, oriz integral, flluska, brokoli, spinaq, sallatë të gjelbër, domate. Shembulli i menysë ditore: Kafjalli: Mollë (para shujtës), omëletë nga një vezë dhe dy lugë flluska të mbuluar me qumësht. Zamra: 100 gr djathë të ri ose një gotë jogurt me përqindje të ultë yndyrë. Dreka: Mollë, 150 g mish pule në skarë, apo mish gjeldeti apo të shpezëve apo peshku, 100 g perime të ziera në avull (brokoli, karotë, spinaq), 2 grushte oriz integral. Zamra: Porcion pemë apo perime në avull sipas dëshirës, një gotë jogurt Darka: Mollë, 200 g mish të bardhë peshku, porcion me sallatë të gjelbër (ose dy domate) erëzuar me pak kripë dhe ½ e lugës vaj ulliri. 

(Kosova Sot)

9 orë e 22 minuta më parë