< Si ta hiqni qafe ftohjen për një ditë të vetme? - Shëndetësia - Kosova Sot
Si ta hiqni qafe ftohjen pėr njė ditė tė vetme?

Si ta hiqni qafe ftohjen pėr njė ditė tė vetme?

Në mënyrë që një ftohje e butë mos të kalojë në problem serioz shëndetësor, merrni masa parandaluese.

SI TË HIQNI SHPEJT DHIMBJET NË FYT

Merrni një gotë ujë dhe tretni pak sheqer. Shtoni një lugë uthull molle. Disa herë në ditë e shpëlani fytin me këtë përzierje. Ekzistojnë edhe disa ilaçe të tjera për dezinfektim të fytit: 1 lugë acid borik në një gotë ujë, 1 lugë sodë të bukës në një gotë ujë.

RECETA NATYRALE ME MJALTË

Një lugë mjaltë e tretni në një gotë ujë të ngrohtë dhe shpëlani fytin me këtë përzierje për çdo orë. Kjo jo vetëm se ndalon dhe zbut dhimbjet në fyt, por edhe e pakëson gripin. Një sasi ujë të ngrohtë e përzieni me mjaltë, lëng limoni dhe me pak xhenxhefil. E pini disa herë në ditë.

NËSE KENI HUNDË TË BLLOKUAR - KEMI ZGJIDHJE!

Shpëlani hundën me përzierjen me kripë deti dhe ujë (1 lugë kripë deti në 250 ml ujë). Pos se ndihmon të hiqni mukozën nga hunda, do të hiqni edhe bakteret virusale. 

(Kosova Sot)

13 orë e 51 minuta më parë