< Fshehtësia 5.000 vjet e vjetër - Shëndetësia - Kosova Sot
Fshehtėsia 5.000 vjet e vjetėr

Fshehtėsia 5.000 vjet e vjetėr

Ky është një ilaç antik, i cili merret njëherë në vit dhe siguron shëndet dhe mirëqenie gjatë gjithë vitit. Shumë ekspertë e kanë vëzhguar dhe kanë ardhur në përfundim se është ilaç i fortë në shërim dhe parandalim. Përbërësi kryesor është hudhra - një nga ushqimet më të shëndetshme që ekzistojnë. Ndihmon kundër shtypjes së lartë dhe të ulët të gjakut, kolesterolin e lartë, sulmin në zemër, qarkullimin jo të mirë të gjakut, arterosklerozës, si dhe sëmundjet koronare të zemrës. Po ashtu, hudhra ka fuqinë t'i relaksojë enët e gjakut.

PËRBËRËSIT:
200 ml 95 për qind alkool ose rum dhe 350 g hudhër.

PËRGATITJA:
Qëroni hudhrat, i shtypni me pirun dhe ia derdhni sipër alkoolin. Përzierjen e vendosni në një shishe të qelqtë dhe e lini të qëndrojë për 10 ditë. Pas kësaj, kulloni lëngun nga shishja dhe përsëri e ktheni prapë në shishe. E ruani në frigorifer.

PËRDORIMI:
Në një gotë me ujë shtoni një pikë nga përzierja dhe e pini para kafjallit apo drekës. Në mbrëmje para gjumit, shtoni 2-3 pika në ujë, e pini dhe shtrihuni.

(Kosova Sot)

13 orë e 25 minuta më parë