Susami: Kokrra plot shëndet

  • 24 October 2017 - 16:58
Susami: Kokrra plot shëndet

E dhe pse shumica nuk e dinë, susami meriton të jetë krah për krah me hudhrën, mjaltin, kurkumën dhe ushqimet e tjera shëruese. Mund të parandalojë sëmundjet e ndryshme, madje edhe t'jua shpëtojë jetën. Në njëzet vjetët e fundit, susami dhe farat e tij janë objekt i shumë studimeve shkencore. Susami është zbukurimi dhe ushqimi që i jep shije pjekurinave. Që moti konsiderohet si ushqim shërues që ngadalëson plakjen. Është një nga bimët më të vjetra të kultivuara. Vaji i susamit përdoret tash e 5 mijë vjet. Farat e susamit mund të jenë me ngjyrë të bardhë, të zezë, ngjyrë kafeje, me ç'rast ekzistojnë disa dallime në përbërje. Edhe pse të vogla, kanë vlerë të lartë ushqyese. Janë të pasura me vitamina A, B1, B6, E. Mineralet që i përmbajnë janë: bakri (që zbut inflamacionet me artrit reumatoid), mangan, magnez (ul presionin arterial dhe parandalon sulme të migrenës), zink (i rëndë- sishëm për kujdesin e pjellorisë te meshkujt, nxit shërimin e plagëve dhe shëron parregullsitë në lëkurë). Përmban edhe fibra dhe ndikon në uljen e presionit të gjakut.

 

(Kosova Sot)