Ushqimi i duhur zbut problemet në stomak

  • 25 October 2017 - 09:09
Ushqimi i duhur zbut problemet në stomak

Urthi, gastriti dhe inflamacioni i fshikëzës së tëmthit janë pasojë e konsumimit të tepërt të ushqimit, gjellëve të yndyrshme dhe të erëzuara që vështirë treten.

ÇAJI DHE DIETA QETËSOJNË VRERIN

Pacientët që vuajnë nga inflamacionet në fshikëzën e tëmthit dhe gurëve në tëmth, do të duhej që çdo mëngjes në lukth të thatë të pinë një gotë çaj mente apo kamomili. Nëse nuk ndihmojnë këto dy lloje të çajit, duhet të hani keksë të thatë, bukë të thekur, oriz të zier, patate të ziera.

SODA E BUKËS

Ekspertët nuk këshillojnë marrjen e sodës së bukës. Në fakt, njerëzit jepen shumë pas këtij ilaçit natyral me bindjen se u ndihmon. Por, soda e bukës ndihmon vetëm për një periudhë të shkurtër kohore.

BANANIA DHE MOLLËT

Për shumë njerëz bananet janë pemë e preferuar, e njëherësh edhe burim i mirë ushqyes. Pos se japin energji, ato lehtë treten dhe nuk shkaktojnë probleme në lukth. Pos bananeve, edhe mollët përmbajnë pektinë, derisa komposto nga mollët është melhem efikas për pengesat në tretje dhe diarre. 

(Kosova Sot)