Nutricistët sugjerojnë: Hani lakër, se është dëshmuar që mbron nga viruset

  • 25 October 2017 - 23:15
Nutricistët sugjerojnë: Hani lakër, se është dëshmuar që mbron nga viruset

Nutricistët sugjerojnë që të hamë sa më shumë lakër të freskët në këtë periudhë kohore, sepse është e pasur me vitaminë C për të cilin është dëshmuar se mbron nga viruset. Pos kësaj, lakra e freskët ul rrezikun nga sulmi në zemër dhe ai në tru, ndihmon te reumatizmi dhe te problemet me stomak dhe me lëkurë. Dhimbjet në gju, shpinë ose kraharor mund të zbuten me aplikimin e fletës së lakrës. Në mënyrë që substancat më mirë të absorbohen, këshillohet që fletën paraprakisht ta ngjishni me shishe. Vendin me dhimbje ta mbani nën fletën e lakrës gjatë gjithë natës, apo për tretman edhe më efikas zëvendësojeni kompresën tri herë në ditë. Ndikon mirë edhe në nyjat e pezmatuara, të ënjtura dhe nyjat me dhimbje, kjo falë përbërësve që i përmban lakra.

LËNGU I LAKRËS

Lëngu i lakrës është shumë efikas në shërimin e mukozës së irrituar të lukthit. Kjo edhe e dëshmon hulumtimin se pacientët që kishin pirë nga një litër lëng të freskët të lakrës në ditë kishte ndikuar në pakësimin e dhimbjeve në stomak apo madje edhe te ndalja e tërësishme e dhimbjeve. Për këtë meritor është niveli i aminoacideve dhe glutaminës, që në fakt janë "derivate" për qelizat në murin e lukthit, si dhe zorrës së hollë. Një studim ka treguar se fitonutrientet nga lakra ndikojnë edhe në parandalimin e kancerit. Lakra po ashtu ul rrezikun edhe për kancer në zorrë të trashë. Përmbajtja e lartë me vlera ushqyese me fibra dhe fitonutriente është më meritori për këtë, e studimet tregojnë se ata që lakrën e konsumojnë në sasi më të madhe nuk rrezikohen nga sëmundjet malinje. Lakra përmban edhe magnez, kalcium, mangan, folate, vitamina A, B1, B2 e B6, kalium, aminoacide omega-3. Sallatë me vitamina: Për t'u mbrojtur nga infeksionet nevojitet që ta forconi sistemin imun.

 Këtu mundet t'ju ndihmojë kjo sallatë:

- 500 g lakër,

- 1 mollë të thartë,

- 2 karota,

- 1 pjesë selino,

- 1 panxhar,

- 1 thelb të hudhrës,

- 2 lugë arra të bluara,

 - Vaj ulliri,

- Uthull molle,

- 1 lugë sheqer të vrugët,

- 1 lugë qimnon të bluar,

 - Kripë, piper.

(Kosova Sot)