< Madhështia e saj vjeshtore, perime që i nevojitet secilit - Shëndetësia - Kosova Sot
Madhėshtia e saj vjeshtore, perime qė i nevojitet secilit

Madhėshtia e saj vjeshtore, perime qė i nevojitet secilit

Kjo perime është e pasur me nutriente, të nevojshme për shëndet dhe dukje të re, e pasur me hekur, folate, jod, squfur, mangan, kalium, bakër, magnez, fosfor, vitamina C e B6. Derisa është e pasur me nutriente dhe antioksidues, është e varfër për nga kaloritë. Kjo perime pastron organizmin nga helmet falë antioksiduesve, është e pasur edhe me fibra që ndihmojnë tretjen. MST/ Vetitë shëruese Nëse vuani nga anemia ose pagjakësia, panxhari me siguri gjendet në listën tuaj si ushqim i domosdoshëm, sepse është e pasur me hekur, vitamina C dhe folate. Sugjerohet ta konsumoni përditë nga një gotë panxhar të papërpunuar për të shtuar numrin e rruazave të kuqe të gjakut. Aminoacidet nga panxhari mbrojnë nga pasojat e stresit të përditshëm, por edhe nga inflamacionet. Për të pasur efekt edhe më të fortë, panxharin mund ta kombinoni me lëng xhenxhefili. Me këtë kombinim do ta përmirësoni tretjen dhe do ta forconi sistemin imun. Falë nitrateve, ekstraktet nga lëngu i panxharit është i mirë për sportistët, sepse përmirëson performancat e tyre.  

(Kosova Sot)

44 minuta më parë