I shijshëm dhe i shëndetshëm: Arsyet pse selino është superushqim

  • 26 October 2017 - 23:09
I shijshëm dhe i shëndetshëm: Arsyet pse selino është superushqim

Selino është i pasur me vitamina, kalcium, magnez dhe kalium dhe është i shëndetshëm. Ja disa nga vetitë e pabesueshme shëruese që i posedon.

 UL SHTYPJEN E GJAKUT

 Shtypja e lartë e gjakut mund të shkaktojë probleme shëndetësore, si sulmin në zemër, për shembull. Për ta kontrolluar shtypjen e gjakut nevojitet që të ushqeheni shëndetshëm dhe çfarë ka më të shëndetshëm se selino? Selino përmban ftalid, substancë kjo që zvogëlon prodhimin e jormonit të stresit, relakson muskujt rreth arterieve dhe e përmirëson qarkullimin. Kaliumi që gjendet në selino stabilizon të rrahurat e zemrës dhe ul shtypjen e gjakut.

LUFTON KANCERIN

 Një studim ka dëshmuar se selino përmban luteolinë, substancë kjo që pakëson rritjen e qelizave të kancerit në pankreas. Studimi tjetër ka treguar se përfshirja e selinos në ushqimin e përditshëm mundet të pakësojë rrezikun për t'u prekur nga kanceri i gjirit.

PAKËSON INFLAMACIONET

 Selino mundet të ndikojë në pakësimin e inflamacioneve që janë shumë të rrezikshme dhe mund të shkaktojnë diabetin dhe sëmundjen e Alzheimer-it. Hipokrati ka shkruar se selino mundet t'i qetësojë të gjitha nervat dhe mundet të shërojë astmën,dhimbjet në nyja, infeksionet në mushkëri dhe aknet.

(Kosova Sot)