Pemët dhe perimet që trajtojnë mbetjen e lëngjeve tepricë në trup

  • 26 October 2017 - 23:32
Pemët dhe perimet që trajtojnë mbetjen e lëngjeve tepricë në trup
Image

 

DOMATET

Përveçse përdoret shumë në kuzhinë, domatet ndihmojnë edhe në eliminimin e lëngjeve të tepërta dhe ofrojnë sasi të mëdha me kalium. Kjo ndihmon si kundërveprim ndaj sodiumit. Domatet përmbajnë edhe vitamina C, që u ndihmojnë veshkave që të rritin prodhimin e urinës.

Image

 

SHALQIRI

Shalqiri përbëhet nga një sasi e madhe e ujit. Shalqiri përmban shumë pak kalori, prandaj edhe rekomandohet për dieta kur tentoni të humbni në peshë. Detokson dhe eliminon lëngjet tepricë. Shalqiri përmban shumë kalium dhe vitamina A. Asgjë nuk është më freskuese se një rriskë shalqiri.

Image

 

SPINAQI

Jo vetëm se ofrojnë forcën e Popajit, por kjo perime me gjethe të gjelbër është e pasur edhe me magnez, vitamina B dhe posedon përbërës interesant prej diuretiku. Në të njëjtën kohë, spinaqi ofron fibrat e nevojshme traktit të zorrëve dhe parandalon kapsllëkun. Konsumojeni në sallata dhe në formë të papërpunuar.

Image

 

MOLLËT

Kur ta shijojmë mollën e kuqe apo të gjelbër, e ndjejmë sasinë e lëngjeve që përmbajnë nga brenda. Kjo edhe është arsyeja përse është kaq freskuese. Po ashtu, janë pemë të pasura me fibra, që përmirësojnë traktin e zorrëve dhe nutreintet e nevojshme për të eliminuar lëngjet e tepërta përmes urinës.

Image

 

AVOKADO

 I pasur me një sasi të konsiderueshme të aminoacideve, ky fryt mund të ndihmojë në zëvendësimin e majonezës apo prodhimeve të ngjashme në ushqim. Po ashtu, ofron edhe vitamina C, magnez dhe kalium. Rekomandohet të hani avokado nëse keni telashe me mbetjen e lëngjeve në trup.

Image

 

 DARDHËT

Dardhët janë pemë që ofrojnë veti të ndryshme, ndihmojnë tretjen dhe luftojnë inflamacionet. Po ashtu ndihmojnë edhe në pastrimin e gjakut dhe ofrojnë fibra të tretshme derisa rregullojnë edhe funksionet në zorrë dhe reduktojnë kolesterolin. Sikur kjo mos të mjaftonte, dardhët përmbajnë sasi të madhe të ujit dhe ofrojnë shumë vitamina C.

(Kosova Sot)