Bomba prej vitaminave, e cila shkrin celulitin dhe kilogramët

  • 28 July 2015 - 11:21
Bomba prej vitaminave, e cila shkrin celulitin dhe kilogramët

Këtë pije mund ta konsumoni edhe në vend të kafjallit klasik, pasi që vlera e saj mjafton për fillimin e ditës, përderisa shkrirja e celulitit dhe dhjamit janë detyra shtesë. Është edhe si shpëtim në momentin e fundit, nëse nuk keni ushtruar rregullisht, po nuk jeni ushqyer shëndetshëm, e ju nevojiten disa kilogramë më pak.

Bëhet fjalë për lëngun kundër celulitit, të cilin duhet ta pini çdo mëngjes, në vend të kafjallit për disa ditë. Pos se shkrin celulitin, do t’ju dhurojë energji dhe do ta pastrojë organizmin tuaj.

Krejt çfarë ju nevojitet janë përbërësit: ujë, spinaq, gjysmë banane, gjysmë portokalli, disa pjesë ananas, një lugë të vogël kanellë. Të gjitha këto i vendosni në blender. Ujin e vendosni sipas dëshirës. Kombinimi vjen pikërisht nga përbërësit e lartcekur. Spinaqi dhuron hekurin, ananasi ka përbërës diuretik, banania është plot me vitamina B6, e kanella stimulon qarkullimin. (Kosova Sot)