Gështenja shkrin kilogramët dhe lufton aneminë

  • 29 October 2017 - 08:25
Gështenja shkrin kilogramët dhe lufton aneminë

Edhe pse i takon kategorisë së pemëve të thata, gështenja nuk është si pemët e tjera, jo aq kalorike. Rreth 100 g gështenja përmbajnë rreth 200 kcal, përbën një shujtë që ngopë me vlera të larta ushqyese. Kur vjeshta është këtu, këtu janë edhe gështenjat - nëse kujdeseni për linjat, hani të pjekur ose të ziera, por edhe si pire me shllag të lehtë. Gështenjat janë të pasura me niseshte, treten mirë e mund t'i hanë edhe ata që kanë telashe me tretjen. Gështenjat janë të varfra me yndyrë dhe në 100 g kanë 200 kcal. Në fakt, falë niseshtesë që përmbajnë ngjasojnë shumë me drithërat. Shkaku i përqindjes së lartë që përmbajnë me niseshte, proteina, vitamina dhe kripëra minerale si dhe me përmbajtje të paktë me yndyra, gështenja paraqet ushqim me vlera të larta në mendimin nutritiv. Pikërisht për këtë, nutricistët ua sugjerojnë të gjithë atyre që mbajnë dietë dhe në gjendje të caktuar të organizmit. Gështenja kompenson energjinë e shpenzuar në trup, siguron minerale me vlera të larta, jep fuqi magjike për muskujt, e forcon sistemin imun dhe ndikon kundër anemisë. E lufton aneminë pasi që është e pasur me hekur, e pasi që lehtë tretet, ju sugjerohet edhe tyre që vuajnë nga trakti gastrointestinal dhe ai tretës.

(Kosova Sot)