< Gjërat që nuk janë aspak të mira për imunitetin tuaj - Shëndetësia - Kosova Sot
Gjėrat qė nuk janė aspak tė mira pėr imunitetin tuaj

Gjėrat qė nuk janė aspak tė mira pėr imunitetin tuaj

Sistemi imun është ai që i ndihmon trupit tuaj që të mbrohet nga sëmundjet dhe infeksionet. Po ashtu, sistemi imun është ai që parandalon shfaqjen e qelizave kancerogjene. Ky sistem mund të dobësohet nga arsye të ndryshme e është momenti i fundit të ndaloni me disa shprehi, transmeton gazeta Kosova Sot .

STRESI

Stresi kronik mundet të shtojë gjasat për grip dhe ftohje, por edhe për probleme më serioze shëndetësore, si sëmundjet e zemrës apo diabeti, tipi 2. Nëse e injoroni, e rrezikoni shëndetin.

USHQIMI JO I RREGULLT

Ushqimi jo i rregullt dhe i dëmshëm për një periudhë të gjatë kohore, konsumimi i ushqimeve të rafinuara me shumë pesticide dhe aditivë e dobësojnë sistemin imun. Ushqimi i shëndetshëm është baza për një trup të shëndoshë. Duhet të përmbajë shumë pemë dhe perime, drithëra dhe prodhimet të qumështit me pak yndyrë.

 KONSUMIMI I ALKOOLIT

 Kur alkooli konsumohet me të madhe, mund ta pakësojë aftësinë e trupit për të shkatërruar bakteret. Sistemi imun i dëmtuar është pasojë e pashmangshme e konsumimit të tepërt të alkoolit.

PAGJUMËSIA

Pa sasinë adekuate të gjumit, sistemi imun nuk gjen mundësinë që të shërohet dhe dobësohet. Mungesa e gjumit ndërlidhet me sasinë e pakësuar të qelizave, që janë lloje të qelizave të bardha që i ndihmojnë trupit për t'u mbrojtur nga sëmundjet.

(Kosova Sot)

11 orë e 24 minuta më parë