Dy pije të shëndetshme për imunitet më të fortë

  • 30 October 2017 - 08:54
Dy pije të shëndetshme për imunitet më të fortë

Në periudhën kur vjen deri te ftohja e motit, trupi i njeriut rrezikohet nga viruse dhe infeksione të ndryshme. Pikërisht për këtë, ju ofrojmë alternativa të shëndetshme për të pasur imunitet sa më të fortë. Sa më i fortë sistemi imun, aq më të vogla janë gjasat që të prekeni nga ftohjet

PËRBËRËSIT PËR RECETËN E PARË: (PËR DY GOTA): 30 gramë spinaq; 2 gota qumësht kokosi; 3 banane; 1 pjesë xhenxhefil; ½ e lugës kanellë; 1 lugë erëz kardamomi. PËRGATITJA: Në blender futni spinaqin dhe qumështin e kokosit dhe përzieni derisa të bashkohen mirë. Shtoni xhenxhefilin e bluar, bananet, kanellën e kardamomin dhe gjithçka prëzieni.

PËRBËRËSIT PËR RECETËN E DYTË (PËR DY GOTA): 90 gramë lakër të kuqe; 1 gotë ujë; 1 portokall; 1 gotë mejdra; 1 banane. PËRGATITJA: Në blender vendosni lakrën, ujin dhe portokallin dhe gjithçka përzieni mirë. Më pas shtoni mjedrat, bananen. Kënaquni në këto pije të shijshme dhe të shëndetshme.

(Kosova Sot)