Simptomat e shpeshta të parazitëve në zorrë

  • 30 October 2017 - 15:38
Simptomat e shpeshta të parazitëve në zorrë

Parazitët në zorrë janë problem mjaft shqetësues që shpesh vijnë me simptoma që vështirë të diagnostikohen, e me vete sjellin edhe probleme tjera, si:

PROBLEME ME TRETJEN

 Një nga simptomat më të zakonshëm të parazitëve në zorrë janë problemet e shpeshta me tretjen, kapsllëku, fryrjet dhe gazrat. Problem është se shumë njerëz preken rregullisht me këto probleme dhe mund të shkaktohen nga gjëra të ndryshme. Kujdes, nëse hani mirë dhe prapë keni probleme, vizitoni mjekun.

NDRYSHIMET NË OREKS

Ne të gjithë pësojmë ndryshme në oreks për arsye të ndryshme, varësisht nga njëra- tjetra. Megjithatë, po ashtu është simptomë se keni parazitë kur oreksi juaj pakësohet apo shtohet dhe nuk e dini përse po ndodh kjo. Nëse humbni në peshë apo shtoni, atëherë duhet të dyshoni te parazitët në zorrë.

 NERVOZIZMI

Parazitët në zorrë janë mjaft stresues për trupin. Shkaktojnë pasoja në sistemin nervor pa e ditur fare. Shkakton edhe ankthe dhe stres. Disa njerëz në vazhdimësi i përjetojnë gjendjet e tilla psikike. Kjo mund të shfaqet edhe te fëmijët.

TË KRUARA

 Të kruara në hapësirën që e rrethojnë anusin apo pjesët tjera të trupit, po ashtu janë shenjë se mund të keni parazitë. Është një nga mënyrat më të zakonshme për t'u prekur nga parazitët, sidomos për fëmijët që mund të kruhen pa e vërejtur prindërit fare.

LODHJE KRONIKE

 Lodhja kronike së fundmi është pranuar si çrregullim, kjo ka ndodhur në dekadën e fundit. Lodhja kronike me vete sjell shumë simptoma që vështirë të diagnostikohen sepse lehtë ju atribuohen tjerave sëmundje. Shkaku ende nuk dihet, por parazitët në zorrë mund të jenë fajtorët për gjendjet e tilla.

INFEKSIONE VAGJINALE

Femrat që shpesh preket nga infeksionet vagjinale duhet ta mbajnë në mend se me gjasë janë parazitët në zorrë ata që e shkaktojnë një gjendje si kjo përreth hapësirës gjenitale. Infeksionet e tilla shpesh rikthehen pas një tretmanit të shkurtë. E vetmja mënyrë për t'i hequr qafe një herë e përgjithmonë parazitët në zorrë është higjiena.

(Kosova Sot)