< Ushqimet që nuk duhet t'i hani për drekë - Shëndetësia - Kosova Sot
Ushqimet qė nuk duhet t

Ushqimet qė nuk duhet t'i hani pėr drekė

Pasi që ushqimet e tilla nuk ju ushqejnë mjaftueshëm, në vend se t'ju furnizojnë me energji, ju lodhin dhe ngadalësojnë. BUKA E BARDHË Kaq shpesh e hasim në drekë dhe zakonisht pjesa e drekës ndikon keq në organizmin e njeriut. Pa fibra e me indeks të lartë glikemik dhe të sheqerit buka ju ngop për pak kohë e shpejt shkakton rënin e sheqerit në gjak, rënien e nivelit të energjisë. Zëvendësoni me bukën nga kokrra e grurit dhe kështu do të ngopeni më shëndetshëm. MAJONEZA A ekziston dikush që mendon se majoneza është e shëndetshme? Vetëm një lugë majonezë ju furnizon me 100 kalori shtesë që i fsheh në vete, që pas ushqimit ndikojnë sikurse buka e bardhë. Pra, shkakton një valë të re të urisë. JOGURTI I PEMËVE Jogurti i blerë i perimeve në asnjë variant të vetëm nuk është i shëndetshëm. Ka shumë sheqer dhe duhet ta shmangni. Nëse dëshironi të kënaqeni dhe nuk mundeni pa të, përgatiteni vetë. Me pemë, fara, arra, jogurt grek dhe me mjaltë. 

(Kosova Sot)

2 orë e 40 minuta më parë