< Lakra turshi mbron nga kanceri dhe vepron si antibiotik natyral - Shëndetësia - Kosova Sot
Lakra turshi mbron nga kanceri dhe vepron si antibiotik natyral

Lakra turshi mbron nga kanceri dhe vepron si antibiotik natyral

L akra turshi është pjesë e preferuar e ushqimeve, e pasi përmban shumë veti shëruese duhet të jetë më shpesh në tryezat tuaja. ANTIBIOTIK NATYRAL Procesi i fermentimit të lakrës, kësaj perime i jep përbërës prej një antibiotiku. Në procesin e fermentimit marrin pjesë baktere të shëndetshme që ndikojnë mirë në tretje. Mu për këtë shkas, preferohet konsumimi i tyre pasi të keni marrë antibiotik, për ta përtërirë florën e zorrës. NDIKON SI PARANDALUES NDAJ KANCERIT Me siguri e dini se brokoli, lakra e lulelakra janë ushqim i mirë në parandalimin e kancerit. Një studim finlandez ka treguar se lakra turshi më mirë e mbron organizmin në krahasim me lakrën e papërpunuar. Kjo për shkak se gjatë procesit të fermentimit shfaqen përbërës që kanë efekt kundër kancerit. FORCON ESHTRAT Përmbajtja e lartë me minerale në lakrën turshi e bën të hatashme për forcimin e eshtrave dhe si preventivë te osteoporoza. Pos kësaj, posedon edhe shumë vitamina K, që po ashtu janë të domosdoshme për shëndetin e eshtrave dhe prodhimin e mineraleve që e rregullojnë mineralizimin e eshtrave. 

(Kosova Sot)

3 orë e 15 minuta më parë