Tri arsyet që dëshmojnë përse duhet konsumuar kuinonë

  • 30 October 2017 - 18:49
Tri arsyet që dëshmojnë përse duhet konsumuar kuinonë

Kuinoja është një nga ushqimet më të shëndetshme në botë. Është e shijshme dhe mund ta shtoni kudo. Prandaj, edhe jua sjellim këto arsye përse duhet ta konsumoni.

USHQIM PA GLUTEN

Arsyeja përse të gjithë duhet ta përfshijnë kuinonë në menynë e tyre është për faktin se nuk përmban gluten. Pikërisht për këtë është e hatashme për ata persona që vuajnë nga alergjitë apo për personat që thjesht duan ta kufizojnë ushqimin e tyre me gluten.

E PASUR ME PROTEINA DHE AMINOACIDE ESENCIALE

Kuinoja është një nga ushqimet e rralla bimore që përmban të gjitha nëntë aminoacidet. I ndërtojnë proteinat, e ushqimi që në vete përmban që të gjitha nëntë aminoacidet esenciale konsiderohet përplot me proteina. Prandaj, kuinoja është burimi i duhur për proteina.

 PLOT ME ANTIOKSIDUES DHE MINERALE

Radikalet e lira që e dëmtojnë organizmin e njeriut mund të jenë fajtorët kryesor pse vjen deri te plakja e hershme e lëkurës dhe shkaktarët e inflamacioneve të ndryshme në lëkurë, e antioksiduesit janë pikërisht ata që i neutralizojnë radikalet e lira. Po ashtu, është e pasur me mineralet si magnez, kalium, zink dhe hekur

(Kosova Sot)