Kanella me limon, Ilaç QË SHËRON SHUMËÇKA

  • 31 October 2017 - 23:19
Kanella me limon, Ilaç QË SHËRON SHUMËÇKA

REDUKTONI DHIMBJET E NYJAVE ME KANELLË DHE LIMON

 Nëse vuani nga artriti, pini lëng limoni me kanellë që ndihmon në reduktimin e ënjtjeve dhe inflamacioneve. Përbërësit: • 1 shkop kanelle; • 5 lugë lëng limoni (50ml); • 1 lugë mjaltë (7.5 g); • 1 gotë ujë (250 ml). Përgatitja: • Ngroheni ujin derisa të vlojë, më pas shtoni kanellën dhe mjaltin. Lini përbërësit që vlojnë për 15 minuta, më pas i lini të pushojnë për 10 minuta. • Lëngun e shërbeni në gotën tuaj të preferuar. Në fund, shtoni 1 lugë me lëng limoni. • E pini çdo mëngjes në lukth të thatë.

 HUMBNI NË PESHË ME KANELLË DHE LIMON

Me siguri keni dëgjuar fjalinë "ushqimet që përshpejtojnë metabolizmin". Nëse ka një ilaç diku, atëherë më i miri për këtë është kanella me limon.

 Përbërësit:

• 1 shkop kanelle;

 • 5 lugë lëng limoni (50ml);

• 1 lugë mjaltë (7.5 g);

• 1 gotë ujë (250 ml).

Përgatitja: Përgatitja është e njëjta sikurse receta paraprake. I vetmi dallim është se këtë ilaç duhet ta konsumoni 20 minuta pas shujtave kryesore. Kështu e përshpejtoni metabolizmin derisa në të njëjtën kohë kujdeseni për tretjen.

RRINI TË SHËNDETSHËM, ME FYTYRË TË PASTËR DHE PA AKNE

 • Kanella e përzier me lëng limoni vepron si një ilaç i fortë kundër baktereve:

• Lëngu i limonit ndihmon në eliminimin e akneve.

• Në të njëjtën mënyrë, kanella funksionon duke reduktuar infeksionet që rezultojnë me njollat e zeza.

Përbërësit:

• 1 lugë kanellë (5 g);

 • 1 lugë lëng limoni (10 ml);

• Një enë;

• 1 sasi pambuk.

 Përgatitja:

 • Do ta përgatisni këtë ilaç çdo natë, para se të shkoni në shtrat. Me fytyrën e pastër, do ta aplikoni këtë ilaç që për bazë ka kanellën dhe lëngun e limonit.

• E lagni pambukun me këtë përzierje dhe e aplikoni në hapësirat e prekura.

• E mbani për 5 minuta dhe e shpëlani me ujë të vakët.

LUFTONI FTOHJET DHE GRIPIN

 Falë vitaminave C që i përmban limoni dhe efektet kundër baktereve që i përmban kanella do të keni një sistem shumë më të fortë imun me ndihmën e këtij ilaçi.

Përbërësit:

• 1 shkop kanelle;

• 1 gotë lëng portokalli (250 ml);

• 5 lugë lëng limoni (50 ml);

 • 1 lugë mjaltë (7.5 g).

 Përgatitja:

• Filloni duke shtrydhur lëngun e portokallit. Më pas, e ngrohni për 5 minuta bashkë me shkopin e kanellës dhe mjaltin.

• Pas kësaj kohe, hiqni shkopin e kanellës dhe shtoni lëngun e limonit.

• E merrni në mëngjes gjatë kafjallit.

(Kosova Sot)