Shega mbron nga kanceri dhe infeksionet

  • 31 October 2017 - 23:52
Shega mbron nga kanceri dhe infeksionet

Nëse e konsumoni shegën, do të pakësoni gjasat që të prekeni nga disa lloje të kancerit, por shega ofron edhe disa veti tjera shëruese, transmeton gazeta Kosova Sot.

 PARANDALON PLAKJEN

Shega është antioksidues. Lëngu i saj është i mirë për absorbimin e radikaleve të lira që gjenden në organizëm.

 MBRON VESHKAT

 Studimet më të fundit të publikuara në media para disa ditëve, tregojnë se shega parandalon dëmtimin e veshkave. Para së gjithash veshkat i mbron nga helmet.

MBRON DHE RIGJALLËRON MËLÇINË

 Jo vetëm se lëngu i tij e mbron mëlçinë, por ndihmon edhe në rigjallërimin e saj, nëse tashmë ka ardhur deri te dëmtimi i saj.

 MBRON NGA SËMUNDJET E ZEMRËS

Studimet e fundit tregojnë se shega përmirëson aftësinë e organizmit për ta sintetizuar kolesterolin dhe shkatërron radikalet e lira në sistemin vaskular.

MBRON NGA KANCERI NË PROSTATË

Hulumtuesit nga një universitet me nam botëror kanë dëshmuar se shega mundet ta shkaktojë vdekjen e qelizave të kancerit.

MBRON NGA KANCERI I GJIRIT

Ekspertët po ashtu tregojnë për efektin e lëngut të shegës si komponent ushqyese, që vepron te kanceri i gjirit. Studimet kanë dëshmuar se lëngu i shegës është shumë efektiv në parandalimin e përhapjes së qelizave të kancerit.

(Kosova Sot)