Një lugë melhem si ky dhe frikë do ta keni vetëm vdekjen

  • 02 November 2017 - 08:27
Një lugë melhem si ky dhe frikë do ta keni vetëm vdekjen

Ta fillosh secilën ditë me një lugë mjaltë gjithmonë ka qenë mirë për ta forcuar sistemin imun, por nëse me mjaltin e pastër përzieni edhe qimnonin e zi të bluar, edhe më shumë do të mbroheni nga bakteret dhe viruset. Shpeshherë kjo bimë quhet edhe erëz, e cila posedon mijëra veti shëruese e madje ishte konsideruar se mundet të shërojë pothuajse gjithçka, përpos vdekjes, transmeton gazeta Kosova Sot. Kur qimnonin e zi të bluar ta përzieni me mjaltë, do të fitoni një melhem që është shumë efektiv në forcimin e sistemit imun dhe në trajtimin e shumë sëmundjeve. Ky melhem ul shtypjen e lartë të gjakut dhe ndikon në funksionimin e sistemit kardiovakskular, ndihmon te shëndeti i mushkërive derisa ishte treguar edhe shumë i shëndetshëm në shërimin e astmës dhe bronkitisit. Është i mirë edhe te sëmundjet e veshkave te fëmijët, te aknet, alergjitë, fryrjet në stomak, celuliti, ftohjet, inflamacionin e mishit të dhëmbëve, dhimbjet në nyja ...etj.

(Kosova Sot)