Arsyet pse duhet ta pini çajin nga hibiskusi

  • 02 November 2017 - 15:51
Arsyet pse duhet ta pini çajin nga hibiskusi

Hibiskusi sot gjendet në mjekësinë alternative, kozmetikë e edhe në gatim. Nga gjethet përgatitet çaji i kuq i thartë, që është përplot me vitamina e minerale të rëndësishme. Në Lindjen e Largët ishte konsideruar si "Pija e Faraonit", sepse kishte shëruar shumë sëmundje. P

ër shëndetin e zemrës

Çaji nga hibiskusi ndihmon në forcimin e mureve të enëve të gjakut duke rregulluar elasticitetin e tyre. Hibiskusi po ashtu e ul shtypjen e lartë të gjakut.

Për stomak

 Gjethet e hibiskusit kanë ndikim pozitiv në traktin gastrointestinal dhe në mëlçi. Çaji u preferohet personave që vuajnë nga agstriti shkaku i acideve të larta.

Për imunitet

Vitaminat dhe elementet që i hasim në hibiskus, sipas shumë studimeve e forcojnë sistemin imun, shtojnë forcën e trupit ndaj ftohjeve të ndryshme derisa e pakësojnë nervozën.

Për pastrim

 Hibiskusi ka ndikim të butë prej laksativi dhe kështu e përmirësojnë tretjen, derisa e normalizon edhe jashtëqitjen.

Shuan etjen

 Hibiskusi ishte popullor në vendet arabe shkaku i aftësive për ta shuar etjen. Çaji nga hibiskusi është pije e shëndetshme, e lehtë përgatitet. Një lugë me gjethe e përzieni me një gotë ujë të vluar, e më pas ia shtoni pak sheqer, apo më mirë mjaltë dhe e konsumoni.

(Kosova Sot)