< Erëzat që ndihmojnë në luftën kundër kancerit - Shëndetësia - Kosova Sot
Erėzat qė ndihmojnė nė luftėn kundėr kancerit

Erėzat qė ndihmojnė nė luftėn kundėr kancerit

Qëmoti erëza të shumta dhe bimë shëruese janë përdorur për shërimin e shumë sëmundjeve. Edhe pse mjekësia ka përparuar shumë, mënyra alternative e shërimit është shumë popullore dhe efektive.

XHENXHEFILI

Qëmoti xhenxhefili është përdorur si ilaç për shumë sëmundje, sidomos ndikon te ftohjet dhe problemet me tretjen. Xhenxhefili i freskët është më intensiv, mirëpo ai pluhur mundet të shtohet në shumë gjella. Ndihmon te mundimet, ndikon mirë në lukthin e ndjeshëm te personat që vuajnë nga kanceri.

ROZMARINA

Rozmarina për të gjithë njihet si bimë mesdhetare që është burim i mirë për antioksidues. Shpesh përdoret në ushqimin mesdhetar, nxit pastrimin e trupit, ndihmon te tretjet dhe pakëson fryrjet. Po ashtu nga rozmarina përgatitet çaji që është shumë efikas.

KURKUMA

Një prej erëzave më të shëndetshme në botë përfundimisht është kurkuma, që rrjedh nga familja e xhenxhefilit me ngjyrë të verdhë. Përbërësi i saj kurkumina, përmban shumë antioksidues, ndikon kundër inflamacioneve dhe mbron kundër kancerit.  

(Kosova Sot)

8 orë e 55 minuta më parë