QEPA, A E DINI CILA ËSHTË MË E SHËNDETSHMJA?

  • 04 November 2017 - 08:04
QEPA, A E DINI CILA ËSHTË MË E SHËNDETSHMJA?

Qepa është ushqim i shëndetshëm. E forcon imunitetin, pastron gjakun nga helmet dhe ka efekt kundër kancerit në organizëm. Të gjitha llojet e qepëve janë të shëndetshme, por një prej tyre dallohet. Bëhet fjalë për qepën vjollcë. Studimet e fundit të publikuara në revistën "Research International" zbulojnë se si kjo qepë është shumë e fortë kundër qelizave të kancerit, e arsyeja për këtë janë antioksiduesit e shumë me të cilat është e pasur. Antocianina është element që pemëve dhe perimeve u jep ngjyrën, e në qepë e hasim me të madhe. 

(Kosova Sot)