Pastroni enët e gjakut nga shtresat e dëmshme përmes tre përbërësve

  • 05 November 2017 - 07:55
Pastroni enët e gjakut nga shtresat e dëmshme përmes tre përbërësve

Për të hequr helmet nga trupi, rritja e elasticitetit të enëve të gjakut dhe pastrimi i tyre sugjerohet rregullisht, e kjo mund të bëhet në disa mënyra, prandaj ju sjellim një tinkturë efikase. Pastrimi në përgjithësi bëhet në mënyra të ndryshme - dieta të ndryshme, konsumimin e preparateve natyrale e deri te marrja e ilaçeve. Me rëndësi është ta dini se pastrimi me ilaçe sjell disa kontradikta. Aplikimi i tyre duhet të jetë hapi i fundit. Prandaj, pastrimi i enëve të gjakut nga shtresat e kolesterolit me ndihmën e preparateve natyrale është më e sigurt dhe më pa rrezik. Hudhra dhe limoni konsiderohen si preparate të shkëlqyeshme për pastrimin e enëve të gjakut, zvogëlimin e nivelit të kolesterolit në gjak, duke forcuar muret e enëve të gjakut dhe ulin rrezikun për sëmundjet si arteroskleroza. Tinktura me limon dhe hudhër është përdorur që moti, madje shekuj më parë. 

PËR PËRGATITJEN E LËNGUT JU NEVOJITEN: 4 thelpinj të hudhrës; 4 limonë mesatarë me lëvore; Rreth 3 litra ujë të vluar.

PËRGATITJA:

Hudhrat i preni dhe i pastroni.

Limonët i përzieni me ujin e vluar, i preni në rriska.

Gjithçka bluani.

Masën e derdhni më pas në një kavanoz të pastër dhe ia hidhni edhe 3 litra ujë të vluar, e mbushni kavanozin plot.

E mbuloni dhe e lini në frigorifer për tre ditë.

MËNYRA E KONSUMIMIT:

Doza maksimale e lëngut është 50 ml nga 3 herë në ditë, para shujtave. Por, për pastrimin e enëve të gjakut duhet filluar me dozë më të vogël (1-2 lugë). Nëse nuk vëreni pengesa, atëherë dozën mund ta shtoni ngadalë. Kohëzgjatja e tretmanit është 40 ditë. Pastrimi i enëve të gjakut në këtë mënyrë ju preferohet të bëhet një herë në vit, pasi të jeni këshilluar edhe me mjekun. Pas këtij pastrimit, përmirë- sohet qarkullimi i gjakut dhe sistemi i saj lipoid, normalizohet shtypja e gjakut, përmirësohet qarkullimi në tru dhe lehtë humben kilogramët e tepërt. 

(Kosova Sot)