Sistemi i ushqimit të shëndetshëm: Piramida për më pak kilogramë

  • 05 November 2017 - 19:36
Sistemi i ushqimit të shëndetshëm: Piramida për më pak kilogramë

P iramida e ushqimi të shëndetshëm, sistemi i sinjaleve, sistemi i grushtit dhe modeli i pjatës janë metodat që duhet ndjekur për t'u ushqyer shëndetshëm. Pa marrë parasysh nëse keni apo jo probleme me tretjen që dëshironi t'i hiqni, vuani nga diabeti, të ushqeheni shëndetshëm - principet bazë janë gjithmonë të njëjta. Piramida e ushqimit të shëndetshëm tregon si të planifikoni shujtën e mirë të ekuilibruar.

• Bazën e piramidës së ushqimeve e përbëjnë ato ushqime që duhet të jenë bazë e ushqimeve të përditshme, e këto janë drithërat, buka, patatet, makaronat dhe prodhimet e misrit.

• Pemët dhe perimet gjenden në nivelin e dytë, e janë të pasura me vitamina, minerale, antioksidues dhe fibra dietale.

• Qumështi i skremuar dhe prodhimet e ngjashme të qumështit janë të pasura me kalium, e të varfra me yndyra të ngopura dhe kolesterol.

• Mishi, peshku, djathi, vezët janë të pasura me proteina, dhe përbërës ushqyes që janë të rëndësishëm për zhvillim dhe rritje.

• Krejt në majë gjendet ushqimi që duhet konsumuar në sasi të vogla, e këto janë yndyrat, vajrat, ëmbëlsirat dhe ushqimet e grimcuara.

(Kosova Sot)