< Kafeina ndihmon veshkat? - Shëndetësia - Kosova Sot
Kafeina ndihmon veshkat?

Kafeina ndihmon veshkat?

Hulumtimi i bërë me pjesë- marrjen e 2.300 pacientë me sëmundje kronike të veshkave ndërlidh konsumimin e kafeinës me uljen e rrezikut për vdekje. Është dëshmuar se si të anketuarit që kishin konsumuar më shumë kafeinë për 24 për qind kishin rrezik më të paktë për vdekje në krahasim me secilin shkas, thonë ekspertët portugez nga "Centro Hospitalar Lisboa Norte". Te të anketuarit që kishin përdorur pak apo aspak kafeinë nuk ishte vërejtur ulje e rrezikut për vdekje. Ulja e rrezikut për vdekje që në mënyrë proporcionale kishte përcjellë konsumimin e kafeinës nuk lidhej me faktorët tjerë si mosha, gjinia, prejardhja etnike, shkalla e edukimit, shtypjes së lartë të gjakut, duhani apo niveli i kolesetrolit në gjak apo masa trupore. 

(Kosova Sot)

21 orë e 45 minuta më parë