Provojeni dietën për vjeshtë dhe dimër

  • 06 November 2017 - 16:49
Provojeni dietën për vjeshtë dhe dimër

Nutiricistët thonë se mund të humbet në peshë me secilin ushqim nëse jeni në gjendje ta kontrolloni konsumimin e përgjithshëm ditor të kalorive. Një banane ka rreth 100 kcal. Nëse i hani tri në ditë, kjo është 300 kcal, e nëse ia shtoni edhe lakrën turshi dhe pak mish të bardhë të pjekur, kjo është dieta e gatshme me nën 1000 kcal.

LAKRA TURSHI

 Lakra turshi është ushqim me pak kalori, që ka 22 kcal në 100 g, që do të thotë se mund të konsumoni 300 g, e kjo është 70 kcal. Praktikisht, lakrën turshi për çdo ditë mund ta konsumoni në sasi të pakufizuara, pa pasur frikë.

LAKËR TURSHI, BANANE DHE GJOKS PULE

 Pikërisht për vjeshtë dhe dimër preferohet dieta që përbëhet nga lakra turshi dhe bananet. Të dy ushqime posedojnë karbohidrate. Shujtave të tilla mund t'ju shtoni edhe gjoks pule pa lëkurë. Gjoksi I pjekur I pulës përmban 165 kcal në 100 g. që do të thotë se pa pasur frikë përditë mund të hani 150 g duke mbuluar nevojat për proteina. Kështu, gjoksi i pjekur i pulës hahet pa shtesa (pa bukë e salcë) dhe - pa supë.

TABELA E USHQIMEVE ME PAK KALORI

 Lakra turshi 22 kcal/100 gramë Brokoli 20 kcal/100 gramë Lakër jeshile 21 kcal/100 gramë Lente 70 kcal/100 gramë Djathë me përqindje të ultë të yndyrës 80 kcal/100 gramë Jogurt me pak yndyrë 90 kcal/gotë Kefir me pak yndyrë kcal/copë Një mollë e mesme 65 kcal/copë Banane 100 kcal/copë Gjoks pule i pjekur 150 kcal/100 gramë Vezë omëletë 150 kcal/100 gramë.

MËNYRA E ZIERJES DIETALE

 Lakrën turshi mos e kriposni shumë sepse ashtu shuan ngopjen. Lentet, lakra jeshile dhe brokoli zihen në mënyrë tradicionale (pa yndyrë shtesë), shërbehen të ftohta e të ngrohta. Ushqimeve të përmendura mund t'ju shton qumësht pa yndyrë (1,5 për qind yndyrë qumështi) që posedojnë pak kalori. Bukën e konsumoni të zezë, të thekur, e si zëvendësim për mishin e bardhë të pjekur, mund të shërbeni omëletë.

 KIKIRIKË DHE ALKOOL

 Dihet se kikirikët përmbajnë shumë yndyrë, prandaj në 100 g kikirikë hasim 650 kcal. Por këtu ka diçka interesante, sepse kikirikët e qëruar pa kripë në mënyrë të hatashme e shuan urinë, mjafton t'i hani dhjetë të tillë. Pra, mund të humbni në peshë e të mos e dëmtoni shëndetin.

KIKIRIKËT

Heqja e kilogramëve nuk fshihet në disa shujta që do t'i hani, por sa gjatë do t'i përmbaheni regjimit. Më së shumti konsumohen gjatë Vitit të Ri.

ALKOOLI

Më e rëndësishmja është të hiqni qafe alkoolin. Vera, birra, rakia dhe konjaku janë përplot me kalori të panevojshme, sepse e dimë që pas yndyrës, në vend të dytë është alkooli.