PEMËT PËR THONJ MË TË FORTË

  • 06 November 2017 - 19:24
PEMËT PËR THONJ MË TË FORTË

Ju pëlcasin thonjtë? Ushqimi jocilësor është shkasi kryesor. Prandaj duhet pasur më shumë kujdes jo vetëm për llakun, por edhe për ushqimin. Midis ushqimeve që duhet t'i përfshini në menynë tuaj, për ta përmirë- suar dhe forcuar gjendjen e thoit, është banania.

Kjo pemë është e pasur me biotinë, vitaminë shumë të rëndësishme që ju ndihmon për t'i forcuar thonjtë e dobët dhe thonjtë që pëlcasin. Nutricistët theksojnë se mungesa e biotinës mundet të jetë një prej shkaktarëve të thyerjes dhe dëmtimit të thonjve. 

(Kosova Sot)