Si të evitoni pagjumësinë për shkak të të nxehtit

  • 28 July 2015 - 21:47
Si të evitoni pagjumësinë për shkak të të nxehtit

Disa preferojnë që në dhomat e gjumit të fusin edhe klimatizues, por ekspertët nuk preferojnë këtë gjë.

Më poshtë po ua japim gjashtë këshilla që janë publikuar nga mediat e huaja të cilat tregojnë se si të flini pa klimatizues.

Edhe pse është e nevojshme të vendosesh një kondicioner, atëherë mjafton një ventilator me akull.

Vendosni një vasketë me akull para tij.

Akulli do të shkrihet dhe do të ndihmojë në freskimin e ajrit.

Mund të përdorni një spray, ta mbushni me ujë, shpërndajeni në ajër dhe do të keni freski.

Në shtëpi ku rreh dielli pjesën më të madhe të ditës duhet të mbyllni dritaret, para se të dilni nga shtëpia.

Lani këmbët me ujë të ftohtë para se të flini.

Evitoni ushqime që japin nxehtësi dhe mundohuni të hani sa me lehtë.

Përdorni çarçafë të lehtë që nuk ju bezdisin dhe shmangin vapën.