Ushqimet e zakonshme që duhet t'i hani për kafjall që ta mposhtni artritin

  • 06 November 2017 - 22:45
Ushqimet e zakonshme që duhet t'i hani për kafjall që ta mposhtni artritin
Image

 

MANAFERRAT

 Janë shumë fruta që janë shumë të shëndetshme ashtu si janë. Por, ato që ju takojnë "manaferrave të kuqe" - si dredhëzat, qershitë, boronicat e kuqe, rrushi dhe kumbullat - janë të mira në veçanti për ata që vuajnë nga artriti. Ato janë të pasura me antioksidues dhe me vitaminat C. Antocianina dhe karotenioidet dhe shumë përbërës të tjerë. I hasim në frutat e kuq, luftojnë efektin e dëmshëm të radikaleve të lira dhe parandalojnë përkeqësimin e inflamacioneve.

 

Image

 

KAFEJA

Mos u brengosni, nëse vuani nga artriti nuk keni pse të hiqni dorë nga kafeja. Në fakt, është edhe më e domosdoshme. Nëse e pini në sasi të moderuar dhe sidomos herët gjatë ditës, mundet të ofrojë ndihmë të hatashme. Kafeja është e pasur me antioksidues. Falë tyre, ndihmon në mbrojtjen nga dëmtimi celular, lufton inflamacionet dhe përmirëson shëndetin e zemrës. Për t'i shijuar vetitë e kafesë, ato të dobishmet natyrisht, kujtoni mos t'i shtoni sheqer të bardhë, krem apo qumësht.

Image

 

DRITHËRAT

Rekomandohen shumë, mos harroni se i hasim në birrë. Në drithëra ka shumë minerale, vitamina dhe proteina. Por, nëse e teproni me bukën e bardhë dhe miellin e bardhë të rafinuar inflamacionet e nyjave vetëm sa do të shtohen. Prandaj, për kafjall duhet bërë zgjedhjen e duhur: Tërshërat: Ky është një opsion që kurrë nuk dëshiron. Kombinojeni me dredhëza, mollë e mjaltë për kafjall të shëndetshëm. Kuinoa: Ky lloj i drithit ka disa veti fantastike që luftojnë inflamacionet që ndërlidhen me artritin.

Image

 

 LËNGU I KAROTËS

Nëse keni hasur në telashe dhe nuk dini cilin lëng ta konsumoni për kafjall, atëherë mbani mend: ai i karotës është opsioni më i mirë. Është i pasur në mënyrë natyrale me antioksidues, karotenoide dhe vitamina C, D dhe K dhe plot minerale që kujdesen për nyjat tuaja dhe e forcojnë prodhimin e kolagjenit. Karotat janë të mahnitshme.

Image

 

FËSTËKËT

Nëse për çdo ditë e konsumoni një grusht me fëstëkë, atëherë kjo bën çudinë me eshtrat dhe nyjat tuaja. Fëstëkët janë burim natyral për proteina që përfundimisht duhet konsumuar nëse vuani nga artriti. Ata janë të pasur me kalcium, magnez, zink, vitamina E, fibra dhe acidin alfalipoik. Të gjithë këta ndihmojnë në forcimin e sistemit imun.

(Kosova Sot)