Ushqimi që përkeqëson dhe qetëson simptomat e të thatit në lukth

  • 07 November 2017 - 09:10
Ushqimi që përkeqëson dhe qetëson simptomat e të thatit në lukth

 thati në lukth është një nga shkaktarët më të shpeshtë të fryrjes, e konsumimi i kafesë së zezë, pijeve alkoolike dhe antibiotikëve mundet t'i përkeqësojë dhimbjet. Vaji i ullirit dhe prodhimet e fermentuara të qumështit pakësojnë fryrjet. Pos terapive adekuate, ushqimi luan rol të rëndësishëm në kontrollimin e simptomave. Njihet se janë disa faktorë të rrezikut që shkaktojnë shfaqjen apo përkeqësimin e problemeve në pjesën e sipërme të traktit tretës. Këta janë: Duhani, Konsumimi i tepërt dhe afatgjatë i pijeve alkoolike, Konsumimi i kafesë së zezë (më shumë se 6 gota në ditë), Ushqimi joadekuat (ushqimi i pasur me yndyra, ushqimi i erëzuar, uria dhe ushqimi jo i rregullt), Mbipesha, Ekspozimi ndaj stresit akut dhe kronik, Ankthi, depresioni dhe problemet psikologjike, Këshillohet ndalimi i duhanit, konsumimit të tepërt të kafesë së zezë, pakësimi i peshës dhe konsumimit të tepërt të ushqimit. Sugjerohet të përdoret vaji i ullirit si burim i ndyrës, si dhe konsumimi i rregullt i ushqimeve të fermentuara (jogurt, acidofil, kefir).

(Kosova Sot)