Një lugë mjaltë me qimnon të zi, melhem për organizmin

  • 07 November 2017 - 09:14
Një lugë mjaltë me qimnon të zi, melhem për organizmin

Ta fillosh ditën me një lugë mjaltë gjithmonë ka qenë një ilaç i mirë për forcimin e sistemit imun, por nëse me mjaltin e pastër organik përzieni me qimnonin e zi të bluar, organizmit i shtoni mbrojtje shtesë nga bakteret dhe viruset. Farat e qimnonit të zi vite rresht janë përdorur në mjekësinë tradicionale në Lindjen e Largët, Indi dhe në Afrikën Veriore. Në popull shpeshherë e quajnë edhe si erëza që ka me mijëra veti shëruese, që vetëm vdekjen nuk e shmang. Kur qimnonin e zi e përzieni me mjaltë, do të fitoni një melhem për organizmin që është efikas në forcimin e sistemit imun dhe në tretmanin e shumë sëmundjeve. Mjalti me këtë erëz e ul shtypjen e lartë të gjakut dhe ndikon në funksionimin si duhet për sistemin kardiovaskular, kontribuon në shëndetin e mushkërive dhe në sistemin e sipërm respirator, derisa është treguar shumë efikas në shërimin e astmës dhe bronkitisit. Mjalti me qimnonin e zi përdoret edhe në shërimin e veshkave dhe psoriazën te mushkëritë. Është i hatashëm edhe për shërimin e akneve, alergjive, fryrjeve në stomak, celulitit, ftohjes, dhimbjeve në nyja, inflamacionin e mishrave të dhëmbëve dhe mungesën e përqendrimin. 

(Kosova Sot)