Dobitë shëruese të gjetheve të karotës

  • 28 July 2015 - 23:16
Dobitë shëruese të gjetheve të karotës

Gjethet e karotës kanë paksa shije të hidhur, por janë shumë të shëndetshme për organizmin e njeriut. Këto gjethe të gjelbra janë përplot me klorofil, i cili ndikon duke pastruar mëlçinë dhe gjithë trupin e njeriut. Në bazë të disa hulumtimeve, gjethet e karotës ndihmojnë në parandalimin e kancerit dhe zhvillimin e tumoreve dhe janë përplot me antioksidues. Më së lehti është t’i konsumoni të përziera me ndonjë lëng të ëmbël, sidomos me lëngun e mollës. Janë përplot me vitamina dhe minerale, përderisa posedojnë vitamina K më shumë se secila perime tjetër, vitaminë kjo shumë e rëndësishme, e cila ndihmon në shërimin e plagëve, njollave, ënjtjeve dhe skuqjeve. Gjethet e karotës nuk janë aspak helmuese siç pretendojnë disa, por posedojnë furokumarinë, që te disa njerëz mund të shkaktojë reaksion alergjik. Konsumimi i gjetheve të karotës është i dobishëm, sepse përmbajnë kalium, që është i rëndësishëm për shëndetin kardiovaskular. Vetëm gjethet e karotës posedojnë gjashtë herë më shumë vitamina C sesa vetë fryti. Ndikojnë edhe si diuretik dhe janë të rëndësishme, kur bëhet fjalë për largimin e lëngjeve tepricë nga organizmi. Mund t’i përdorni kundër aromës së keqe në gojë, por edhe në shërimin e dhimbjes së mishit të dhëmbëve dhe dhëmbëve.

(Kosova Sot)