Fitnes dieta, për një javë i hiqni katër kilogramë

  • 07 November 2017 - 20:27
Fitnes dieta, për një javë i hiqni katër kilogramë

E kspertët e kanë menduar këtë dietë për ta përgatitur trupin për ushtrime, por edhe ata që planifikojnë humbjen në peshë si të ushqehen gjatë ushtrimeve. Mirë do të ishte të aplikohet për katër javë. Në javën e parë humben tre-katër kilogramë, e më pas 2 kilogramë në javë.

DITA E PARË:

Kafjalli: Lëng mandarine ose portokalli ose një mollë dhe dardhë. Dreka: Bukë të zezë me një lugë majonezë, domate, sallatë të gjelbër, sytha gruri, qepë dhe tranguj turshi. Darka: Ngrohni pak vaj, një lugë mjaltë, një gotë ujë, një lugë supë, hudhër dhe një lugë salcë soje. Shtoni kungulleshkë të prerë, karotë, pak lakër të freskët dhe 100 g makarona të ziera. I zieni në zjarr të lehtë për pesë minuta.

DITA E DYTË:

Kafjalli: Lëng molle dhe karote. Dreka: Zieni një kokë lakër jeshile e copëtoni dhe përzieni me një lugë lëng limoni, kripë deti, origano dhe dy lugë majonezë. Këtë ta përdorni si lyerje për bukën e zezë, sipër vendosni dhe domate dhe sytha gruri. Darka: Fërgoni gjysmë qepe në gjysmë lugë vaji. Përzieni një lugë erëza bimore dhe një copë supë pule. Shtoni një gotë ujë dhe misër. Sipas dëshirës erëzoni me salcë soje dhe erëza.

 DITA E TRETË:

 Kafjalli: Lëng të freskët portokalli ose kumbulle. Dreka: Bukë të pjekur nga mielli i misrit të lyer me majonezë, mustardë ose gjalpë e mbuluar me perime të freskëta (trangull, karotë) dhe erëza. Darka: Ngrohni një lugë gjalpë, përzieni një lugë erëza të copëtuara, lëng limoni, kripë dhe qepë. Aty shtoni 125 g peshk pa yndyrë dhe e fërgoni për tetë minuta.

DITA E KATËRT:

Kafjalli: Lëng të freskët molle apo mollë të qëruar të erëzuar me kanellë. Dreka: Patate të pjekur të erëzuar me pak gjalpë dhe sallatë të gjelbër. Darka: Fërgoni një qepë, një selino dhe një karotë të vogël në një lugë gjalpë. Shtoni nga 125 g bizele dhe spinaq, kungulleshka, lakër të vogël, një gotë ujë. Zieni krejt për 10 minuta. Me shujtë hani edhe një pjesë bukë të zezë të thekur.

DITA E PESTË:

Kafjalli: Lëng ananasi (ose grejpfruti) ose sallatë me pemë nga bananet, dredhëzat, kivi. Dreka: Përzieni dy gota sallatë të gjelbër, një domate, lakër jeshile, misër, majonezë dhe një lugë vaj. Shtoni uthull molle ose lëng limoni sipas dëshirës. Krejt këtë e përdorni si lyerje për bukën me miell misri. Darka: 175 gr file peshk deti të pjekur në flakë. Lyeni me përzierjen prej 2 lugë vaj, hudhër, pak majdanoz, mustardë dhe limon.

DITA E GJASHTË:

Kafjalli: Pjepër dhe fik. Dreka: Në 1 avokado të shtypur, shtoni majonezë, një lugë mustardë, lëng limoni, pak ujë dhe shtoni hikërror, fara të lulediellit dhe sytha gruri. I vendosni në bukën me miell misri. Darka: Në një lugë gjalpë fërgoni 125 g mish të bardhë të pulës, e nxirrni, e në lëng përzieni erëza, pak lëng limoni, qepë dhe erëza. E fërgoni dhe e lyeni mishin.

DITA E SHTATË:

Kafjalli: Lëng të freskët portokalli, ose pjepër. Dreka: Bukën me miell misri e mbushni me një gotë lakër jeshile, pak avokado, sytha gruri, sallatë të gjelbër dhe erëza. Darka: Copëtoni 130 g kërpudha, i fërgoni në një lugë vaj derisa lëngu të avullohet. Përzieni pak hudhër, pak majdanoz, erëzoni dhe me këtë përzieni 100 g makarona të ziera.

 (Kosova Sot)