Është koha që kaçja me shumë vitaminë C të ketë momentin e vet

  • 08 November 2017 - 08:44
Është koha që kaçja me shumë vitaminë C të ketë momentin e vet

Vjeshta është koha e duhur për kaçen, që përmban më shumë vitaminë C sesa limoni, specat dhe portokajtë së bashku. Është e shkëlqyeshme për përgatitjen e çajit, shurupeve dhe prodhimeve të ngjashme. Frutat e kuqe, pos vitaminës C, janë të pasura edhe me vitaminat P, B12, B2, B1, K, A dhe karotinë që nxitin dhe e forcojnë qëndrueshmërinë e organizmit në mënyrë natyrale. Kaçja është e hatashme edhe në shërimin e sëmundjeve të ndryshme. Nëse rregullisht e pini çajin nga kaçja organizmin e furnizoni me sasi të konsiderueshme me vitaminë C, që parandalon ftohjet dhe viruset e vjeshtës dhe dimrit. Kaçen mund ta përdorni edhe për të hequr temperaturën e lartë dhe për shërimin e gripit. Po ashtu, ekzistojnë shumë receta për ëmbëlsira, që mund të përgatiten me kaçen. Kaçja ndihmon edhe në uljen e shtypjes së gjakut. Falë përmbajtjes së lartë me fibra, kaçja e rregullon edhe tretjen, derisa pektina pastron zorrët. Sipas ekspertëve, kaçja forcon sistemin imun dhe parandalon sëmundjet e ndryshme, e lëngu i kaçes ka efekt më të fortë edhe se çaji i gjelbër. 

(Kosovaa Sot)