Humbni në peshë me vetëm një shujtë në ditë

  • 08 November 2017 - 15:28
Humbni në peshë me vetëm një shujtë në ditë

Dieta të cilën po e mbani, a po shkon sipas planit? Nëse nuk është ashtu, atëherë mendoni për dietën me një shujtë në ditë. Disa nutricistë sugjerojnë një mënyrë të tillë të të ushqyerit, nëse dëshironi të humbni kilogramët shtesë. Dieta për të ngrënë një herë në ditë dhe që të dobësoheni po bëhet në trend e po përdoret nga shumë njerëz, sidomos nga ata me mbipeshë, që kanë problem ta aplikojnë një dietë të caktuar me ushqime të caktuara apo dietë që nënkupton ushtrime, transmeton gazeta Kosova Sot.

DIETA E TË NGRËNIT NJË HERË NË DITË

Një agjërim si ky që për thelb ka konsumimin e ushqimit një herë në ditë nënkupton kufizimin e ushqimit gjatë pjesëve të caktuara të ditës. Principi nuk është i komplikuar - kjo do të thotë se, kur nuk hani, yndyrat e grumbulluara pandërprerë shndërrohen në energji. MST/ Cila është baza e kësaj diete? Plani bazë i dietës si kjo është i thjeshtë. Hahet vetëm një herë në ditë dhe atë pas orës 6 në mbrëmje, një shujtë e majmë, e gjatë ditës agjëroni. Mund të hani një apo dy pemë, e nëse ushtroni, mund të përdorni pluhur proteinash. Ideja bazë është që shumicën e kalorive të nevojshme t'i konsumoni vetëm një herë në ditë. Kjo do të thotë se gjatë asaj shujte mund të hani sa të dëshironi. Siç tashmë është thënë, nëse gjatë ditës nuk mund ta duroni urinë, hani ndonjë pemë. Me rëndësi është që ajo që hani të mos ketë më shumë se 200 kalori. Ekspertët sugjerojnë dy mollë të mëdha, sepse ato janë të pasura me fibra dhe me shumë ujë, që do të thotë se ato do t'ju ngopin. Një shujtë në ditë lejohet si drekë apo darkë. Ekspertët pohojnë se më mirë është të hani darkë. Hani sa më shumë proteina jo-yndyrore - mish pule dhe peshk - dhe ajo shujtë mos të përmbajë shumë yndyrë. Shmangni ushqimin e fërguar. Mos harroni të hani perime dhe një apo dy porcione bukë. Kjo ju ndihmon që organizmin tuaj ta furnizoni me nutriente të veçanta. Mos u mbështetni vetëm në kafeinë për t'u ndjerë më energjikë, por edhe në ushtrime. Mbështetuni te zamrat, për të ngrënë pemë me lëvore të thatë, për ta shtuar energjinë para se t'i filloni ushtrimet. DIETA "NGRËNIA NJË HERË NË DITË" PËR HUMBJE NË PESHË DHE RUAJTJEN E PESHËS Për shumicën e njerëzve është e paimagjinueshme që të hanë vetëm një herë në ditë. Ndoshta mendojnë se kjo është e pamundur apo tepër e rëndë për ta duruar. Por, nuk është aspak vështirë. Nëse mendoni më mirë, gjatë gjithë historisë njerëzit kanë ngrënë kështu. Edhe njeriu parahistorik ka bërë kështu, gjithë ditën ka mbledhur ushqim për ta konsumuar përnjëherë. Ata nuk kishin telashe me metabolizmin e ngadaltë apo mungesën e energjisë. Pra, të hani një herë në ditë është mënyra më natyrale. Kjo ju ndihmon të hani më pak, sepse humbni shprehinë që të grimconi gjatë gjithë ditës. Pasi në këtë dietë ju lejohet të hani po aq sa të dëshironi, nuk është e vështirë ta aplikoni këtë dietë. Për dallim nga dietat e tjera, që nënkuptojnë pesë apo gjashtë shujta, tash nuk ju ndodh që teksa ushqeheni ta ndjeni urinë. Gjatë dietës ku hani një herë trupi juaj do të mund t'i eliminojë të gjitha substancat e panevojshme dhe të pastroni si duhet organizmin. Kjo ndihmon edhe në hedhjen jashtë të lëngjeve tepricë dhe mos të ndiheni të fryrë. Kur të keni agjëruar gjatë gjithë ditës dhe natës dhe darka të jetë shujta e vetme, lukthi zvogëlohet dhe shpejt konsumimi i porcioneve të vogla nuk përbën problem.

(Kosova Sot)